Babai i vajzës 13 vjeçare në Fier tregon tmerrin: Si e gjeta vajzën

Babai i vajzës 13 vjeçare në Fier tregon tmerrin: Si e gjeta vajzën
Babai i vajzës 13 vjeçare në Fier tregon tmerrin: Si e gjeta vajzën
Babai i vajzës 13 vjeçare në Fier tregon tmerrin: Si e gjeta vajzën

​Ditën e djeshme në fshatin Vlosh, Roskovec trej djem morën me forcë një 13-vjeçare dhe tentuan ta përdhunojnë në një shtëpi që ishte në ndërtim.

Vajza u shpëtua nga i ati i cili e kishte dëgjuar të bërtasë. Vajza ishte nisur për tek xhaxhai, por ishte vonuar edhe pse shtëpitë i kanë afër. 

Xhaxhai i vajzës ka njoftuar prindërit e saj që 13-vjeçarja nuk kishte ardhur. Prindërit kanë nisur ta thërrasin dhe kërkojnë nëpër fqinj.

Më vonë kanë dëgjuar zhurma nga banesa që ishte në ndërtim. Kur janë afruar 3 djem që tentuan të përdhunonin 13-vjeçaren, ishin larguar me vrap nga dritarja.


Prindërit e kanë gjetur vajzën të lidhur dhe me një leckë në gojë që mos të dëgjoheshin thirrjet e saj për ndihmë. 

Familjarët kanë ndihmuar 13-vjeçaren e traumatizuar dhe kanë njoftuar menjëherë policinë të cilët arritën të arrestonin 3 djemtë: Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç dhe Marjus Çalameni, 24 vjeç.

"Çupa shkonte çdo natë tek im vëlla për të parë televizor. Iku nga ora 20:00, më thanë gratë në shtëpi. Më vonë mora vesh që nuk ishte akoma në dhomë.

I kishin shtruar batanijen, i kishin bërë vendin atje ata (autorët). Vajzën e gjetëm të lidhur, do ta përdhunonin, për atë e kishin marrë ata. 

Kur iu afrova unë, ata ikën me vrap nga dritarja, ishin tre veta. Janë nga fshati Arapaj këtu. Vajza ishte e lidhur nga duart edhe goja. I kishin futur një leckë në gojë", ka treguar babai i saj, Altin Lushka. Burimi: Panorama

Lexo Revisten Online

Maj, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
A është Albert Hashimi biznesmeni më i bukur?
KU TA GJEJ DURIMIN?
Ilir Sinani: Jam njëfarë patrioti i vogël
Zonja e parë e Prishtinës

http://kosovarja.mobi/aktualitet/