Pse Qaniu thoshte: Populli ka shumë halle

Pse Qaniu thoshte: Populli ka shumë halle
Pse Qaniu thoshte: Populli ka shumë halle
Pse Qaniu thoshte: Populli ka shumë halle

Në pasditen e djeshme, në lokalet e Universitetit “Iliria”, në Prishtinë, u tubuan familjarë e miq të ngushtë të publicistit të njohur, Qani Mehmedi, i cili ndërroi jetë në korrikun e vitit të kaluar.

Kishin ardhur ta përkujtonin Qaniun: gazetarë, publicistë, shkrimtarë, profesorë e miq, me të cilët ai kishte bashkëpunuar e jetuar shumë kohë me ta...

Me këtë rast, Besiana Mehmedi, këngëtarja jonë e njohur dhe vajzë e Qaniut, prezantoi librin “Kujtimi si ndërgjegje”, i autorit prof. Qemal Murati, në të cilin ishin disa shkrime të autorëve, kryesisht të miqve të njeriut të paharruar, Qani Mehmedi.

Ajo gjatë udhëheqjes së kësaj mbrëmjeje emocionesh, tregoi momente e përjetime që i kishte kaluar me babanë. Më pastaj, kujtime të ndryshme evokuan edhe disa prej të pranishmëve, e të cilat bën që kjo mbrëmje të kalojë paksa më e veçantë dhe me shumë emocione.

E veçantë ishte mbrëmja, sikur që ishte i veçantë edhe vetë Qaniu...

Ky takim nuk ishte promovim për librin e botuar, por, thjesht, një takim i përzemërt i miqve të publicistit tonë të njohur. Ishte i veçantë, edhe pse po në këtë ditë shënohej ditëlindja e Qaniut, i cili po t’ishte gjallë do i kishte mbushur 65 vjet moshë.

Jemi mësuar që takime të tilla të mbahen në përvjetorë të vdekjes, e jo të ditëlindjes të ndonjë personaliteti. Por, ja që ky takim e kishte edhe simbolikën e vet, se Qaniu ka vdekur vetëm fizikisht, ndërsa ka mbetur i gjallë dhe i pavdekshëm, e po aq do të mbetët edhe i paharruar.

Për legjendën, të famshmin, siç thanë shumë miq të tij në këtë mbrëmje, unë nuk fola. Jo pse në librin që u prezantua e kisha dhe unë një shkrim për të, por nuk u besoja emocioneve të mia, e që më kapluan edhe më shumë në ato çaste. Sepse, kam pasur kujtime të shumta në bashkë-ecje me të, më shumë se 45 vjet...

Megjithatë, sot, s’mund të mos i them dhe këta pak rreshta për mikun tim, maestron e gazetarisë shqiptare, Qani Mehmedin... Andaj, edhe me shumë keqardhje i shkruaj këta rreshta, pasi e ndjej veten se jam futur në amullinë e hapësirës sonë ku njerëzit i duam vetëm pasi vdesin. Por, ama, nuk mund të mos them se ai ishte një nga të rrallët, i cili nuk e prangoste arsyen e tij për interesa të kësaj bote e jete “të çmendur”, siç thoshte ai shpeshherë gjatë ndejave të shpeshta, herë-herë edhe deri në orët vona të natës...

Ata, të cilët e kanë njohur, aq më shumë ata që kanë bashkëpunuar e punuar me të në njërin prej mediumeve ku ka punuar Qano, e dinë mirë që arsyeja e tij e ndritur nuk i duronte prangat e autoritaritetit, por gjithnjë ishte me të vërtetën dhe për të vërtetën...

Gjithnjë udhëhiqej nga e vërteta dhe nuk e frikësonin dertet e sikletet, me të cilat do të ballafaqohej gjatë rrugëtimit... Veçmas, nuk rropatej shumë nga pushtetarët... Dinte t’i kritikojë, herë-herë edhe rreptë, edhe ata që i kishte shokë dhe ishin bërë pushtetarë.

Dhe, edhe pse nuk ka kaluar as një vit nga vdekja e tij, kam mall për bisedat me të, biseda me shumë sinqeritet e dashuri për të vërtetën, së cilës asnjëherë nuk i ka ikur.

Me Qanon, siç thash më lart, kishim shoqëri pothuajse gati gjysmë shekulli dhe kujtimet me të janë të shumë, aq sa nuk mund t’i përmbledh në një shkrim për të, madje as në disa shkrime, por një libër të veçantë, madje shumë voluminoz...

Dhe, sa herë kthej në restorantin “Pini”, në Lagjen “Dardania” të kryeqytetit, tek kemi kaluar shumë kohë, më duket se aty do e gjej Qanon... Do i cakërrojmë gotat, duke biseduar për shumëçka... Dhe, jo vetëm për të shkuarën, por edhe për preokupimet e hallet e qytetarëve, se shpesh thoshte “populli ka brenga”.

Mirëpo, mjerisht, Qanon nuk e gjej më aty fizikisht, por shoqëri më bën gjithmonë kujtimi për të, i cili për asnjë çast nuk më largohet dot nga mendja...
Gani Dili

Lexo Revisten Online

Maj, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
A është Albert Hashimi biznesmeni më i bukur?
KU TA GJEJ DURIMIN?
Ilir Sinani: Jam njëfarë patrioti i vogël
Zonja e parë e Prishtinës

http://kosovarja.mobi/aktualitet/