Vrasja e Oliver Ivanoviqit u filmua me dronë

Vrasja e Oliver Ivanoviqit u filmua me dronë
Vrasja e Oliver Ivanoviqit u filmua me dronë
Vrasja e Oliver Ivanoviqit u filmua me dronë

Çastin e vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare SDP Oliver Ivanoviq në Mitrovicën e veriut me siguri e kanë regjistruar kamerat e fluturakeve pa pilot të KFOR-it, shkruan “Novosti” e Beogradit në numrin e sotëm.

Fjala është për një detaj të ri të vrasjes që ndodhi para katër muajve, por ato xhirime nuk janë paraqitur në hetime, shkruan “Novosti”, transmeton Gazeta Express.

Burime të gazetës serbe parashtrojnë dilemën se si është e mundur që të mos ketë video-regjistrime të misionit ushtarak, kur dihet se dy fluturake janë pothuajse pandërprerë në qiellin mbi Mitrovicë?

“Dyshime zgjojnë edhe shpjegimet e hetuesisë se më 16 janar, kur para zyrës së partisë së vet u vra Ivanoviqi, satelitët s’kanë mundur ta xhirojnë vrasjen, për shkak se ka pasur mjegull të dendur, megjithëse meteorologët munden në mënyrë të padyshimtë të dëshmojnë se atë mëngjes shikueshmëria ka qenë e mirë”, shkruan gazeta.

Lexo Revisten Online

Gusht, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
E pakrahasueshmja Morenë!
Gjurmëmadhi Qani Mehmedi
Pa Kosovë si pa sy!
Si u mor gabimisht në Hagë Agim Murtezi?

https://kosovarja.mobi/aktualitet/