E shpejtë, e lehtë e shijshme: Krostatë me domate

E shpejtë, e lehtë e shijshme: Krostatë me domate
E shpejtë, e lehtë e shijshme: Krostatë me domate
E shpejtë, e lehtë e shijshme: Krostatë me domate

Ideale për darka me miq, kur bën vapë dhe nuk kemi dëshirë të qëndrojmë shumë pranë zjarrit. Shërbehet e vakët ose në temperature ambienti, si antipastë ose si pjatë më vete e shoqëruar me sallatë.

Perberesit për brumin për tavë me diametër 24cm:
1 brumë brise i gatshëm ose i përgatitur si më poshtë:

1 lugë gjethe rozmarinë e grirë imët 200g miell tip 00 ● 1 lugë kafeje kripë (jo e mbushur plot) ● 90g gjalpë i ftohtë i prerë në kubikë ● 1 kokërr vezë ● 1-2 lugë ujë
Në mikser përziejmë miellin, rozmarinën, gjalpin dhe kripën. Shtojmë vezën dhe ujin dhe vazhdojmë i përziejmë derisa masa të bëhet homogjene. E heqim nga mikseri dhe nëse nevojitet, e punojmë pak me dorë. E mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për 2 orë. Të njëjtën procedurë ndjekim nëse brumin e përgatisim me dorë.

Per mbushjen:
4-5 domate të gjata (varietet që s’kanë shumë lëng) ● 2 lugë mustardë ● 5-6 feta djathë “Scamorza affumicata” ose lloj tjetër që shkrin nga ngrohtësia ● vaj ulliri, kripë e piper
Pergatitja e krostates:
Nxjerrim brumin nga frigoriferi, pasi ka qëndruar për 2 orë (në rastin kur e përgatisim vetë), e hapim me petës në trashësinë 3mm, e spërkatim me miell dhe i japim formën e tavës.

E shpojmë me pirun, e lyejmë me mustardë, vëmë fetat e djathit dhe domatet
të prera në feta të holla duke krijuar një shtresë.
E lyejmë me vaj ulliri, kripë, piper dhe disa gjethe trumze (nëse kemi). E pjekim për 40-45 minuta në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 220°C ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë

Lexo Revisten Online

Maj, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
A është Albert Hashimi biznesmeni më i bukur?
KU TA GJEJ DURIMIN?
Ilir Sinani: Jam njëfarë patrioti i vogël
Zonja e parë e Prishtinës

http://kosovarja.mobi/gatojca/