Qysh sot specat do t’i mbushni vetëm kështu!

Qysh sot specat do t’i mbushni vetëm kështu!
Qysh sot specat do t’i mbushni vetëm kështu!
Qysh sot specat do t’i mbushni vetëm kështu!

I servirni të ngrohtë apo të ftohtë, që të dy mënyrat janë shumë më të shijshme.

Kafjall, drekë, darkë apo shtojcë e jashtëzakonshme, le t’i gatuajë çdokush ashtu siç dëshiron!

Përbërësit:

6 speca gogozhare,
6 vezë,
500 g djathë të imët,
djathë feta apo të përzier me ajkë apo djathë sipas dëshirës,
kripë, vaj.

Përgatitja:

Ngroheni furrën e shporetit në 200 gradë. Nxirrni të brendshmet e specave dhe lani nga brenda.

Qitni djathin e imët. Nëse i mbushni me djathë feta, kripa nuk është e nevojshme. Mbushni specat deri në gjysmë.

Lyeni me vaj tepsinë, më mirë është nëse keni tepsi të ngushtë dhe të gjatë për pjekje buke, nëse nuk keni atëherë ndonjë më të vogël.

Rendisni specat në atë mënyrë që të qëndrojnë vertikalisht dhe sipër qitni pak vaj.

Nuk është e nevojshme t’i qitni ujë, sepse specat vetë do të lëshojnë lëng derisa janë duke u pjekur.

Piqni rreth një orë, kujdesuni që të mos rrotullohen por edhe djathi të mos rrjedhë.

Para se të përfundojë pjekja, në secilin spec qitni një vezë dhe qitni kripë. Ktheni në furrë derisa të piqen vezët.

Servirni të ngrohtë apo të ftohtë, që të dy mënyrat janë të shijshme!

Lexo Revisten Online

Maj, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
A është Albert Hashimi biznesmeni më i bukur?
KU TA GJEJ DURIMIN?
Ilir Sinani: Jam njëfarë patrioti i vogël
Zonja e parë e Prishtinës

http://kosovarja.mobi/gatojca/