Receta më e shijshme e supës me domate dhe gjizë (për katër persona)

Receta më e shijshme e supës me domate dhe gjizë (për katër persona)
Receta më e shijshme e supës me domate dhe gjizë (për katër persona)
Receta më e shijshme e supës me domate dhe gjizë (për katër persona)

Tani është koha e domateve më të mira. Shfrytëzojini këto të fundit dhe përgatisni receta ku përbërësi kryesor të jetë pikërisht domatja. Kjo recete e shpejtë, është ndër më të shijshmet ndaj provojeni !!

Perberesit per 4 persona:

• 400g gjizë me kripë
• 500g domate të pjekura mirë
• lëng zarzavatesh të ziera, afërsisht një litër
• 1 tufë borzilok
• 1-2 thelpinj hudhre
• spec djegës pluhur
• vaj ulliri, kripë, piper
• spec djegës i freskët-sipas dëshirës
• bukë e ndenjur

Pergatitja:
1.Në një tenxhere ku kemi hedhur 4 lugë vaj ulliri, skuqim hudhrën dhe kur të ketë marrë ngjyrë, e heqim. Shtojmë gjizën, pak spec djegës pluhur dhe i lëmë të skuqen për 2-3 minuta, duke i përzier herë pas here derisa
gjiza të marrë shijen e specit.
2.Shtojmë domatet, të cilave ua kemi hequr lëkurën dhe i kemi prerë në kubikë, dhe lëngun e zarzavateve të ziera. I shtojmë kripë dhe e lëmë të marrë valë për rreth 20 minuta ose derisa supa të trashet. Nëse ju pëlqen shumë kremoze, kalojeni supën bashkë me lëngun në mikser. Bukën e presim në kubikë të trashë 1 cm dhe disa prej tyre i vendosim në fund të çdo pjate. Më pas hedhim supën dhe i përfundojmë pjatat duke i zbukuruar me gjethe borziloku të freskët, copa speci djegës të freskët, vaj ulliri dhe kubikë buke. E shërbejmë të vakët. Living

Lexo Revisten Online

Maj, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
A është Albert Hashimi biznesmeni më i bukur?
KU TA GJEJ DURIMIN?
Ilir Sinani: Jam njëfarë patrioti i vogël
Zonja e parë e Prishtinës

http://kosovarja.mobi/gatojca/