Smoothie të shijshme me të cilat mund të humbni peshë

Smoothie të shijshme me të cilat mund të humbni peshë
Smoothie të shijshme me të cilat mund të humbni peshë
Smoothie të shijshme me të cilat mund të humbni peshë

Ushqimi në gotë ose ndryshe e njohur si “smoothie” është bërë një senzacion kohëve të fundit.

Përveç se kanë përbërës të shëndetshëm dhe të freskët, smoothiet treten shumë lehtë.

Vlerat e tyre ushqyese janë aq të larta sa që nuk është e nevojshme t’i kombinoni me ushqime të tjera, por thjesht t’i konsumoni si një vakt ushqimor, për mëngjes ose darkë.

Më poshtë keni recetat e dy smoothieve që janë shumë të shijshme. Madje, smoothie i dytë është jashtëzakonisht efektiv edhe për humbjen e peshës.

Smoothie nga jogurti, çokollata dhe mjedra

Përbërësit:

1 gotë jogurt

1 filxhan mjedra

¼ çokollatë e grirë

Disa akuj

Pak ekstrakt vanille

Përgatitja:

Vendosni në blender të gjithë përbërësit e lartëpërmendur. Përzieni për një minutë.

Vendoseni këtë pije në një gotë dhe shijojeni një vakt ushqimor shumë të shijshëm dhe plot vitamina.

Smoothie për dobësim

Kilogramët e tepërt, sidomos në zonën e barkut janë një problem shumë i zakonshëm së fundmi, si për gratë ashtu edhe burrat.

Por a e dini se mund ta largoni peshën e tepërt me këtë smoothie që mbi të gjitha është edhe shumë i shijshëm?

Përbërësit:

1 filxhan qumësht ose jogurt

15 gramë ananas i konzervuar

1 lugë gjelle vaj të farës së lirit

Pak akull

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit në blender derisa të krijohet një masë kremoze. Konsumojeni këtë pije mes vakteve ushqimore.

Lexo Revisten Online

Maj, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
A është Albert Hashimi biznesmeni më i bukur?
KU TA GJEJ DURIMIN?
Ilir Sinani: Jam njëfarë patrioti i vogël
Zonja e parë e Prishtinës

http://kosovarja.mobi/gatojca/