Çfarë na shtyn drejt botës virtuale?

Çfarë na shtyn drejt botës virtuale?
Çfarë na shtyn drejt botës virtuale?
Çfarë na shtyn drejt botës virtuale?

Intervistë me Psikologen Antonela Rama

Si mund te ndihmohen të rinjtë ?

Për me shume përgjigjet Psikologia : Antonela Rama

Antonela : Mosha e adoleshencës paraqet një rezonancë të veçantë në lidhje me botën virtuale
Në të njëjtën kohë “bota e të rriturve” është gjithnjë e prirur që angazhimin e adoleshentëve në botën virtuale ta shohë me rezerva për shkak të debateve në lidhje me ndikimin e saj në mirëqenien e tyre.
Kudo ku lëvizin adoleshentët e sotëm, në shtëpi, në shkollë janë të rrethuar nga teknologjitë digjitale të tilla, si kompjuterë, internet, lojëra elektronike, telefona celularë, dhe pajisje të tjera.
Interneti është padyshim shumë i popullarizuar në mesin e adoleshentëve, por ashtu si radio, filmat, televizioni, që fillimisht u trajtuan me dyshim, dhe shiheshin si “korruptuese” të të rinjve, teknologjitë e reja janë parë me skepticizëm për ndikimin e tyre negativ tek të rinjtë.

Gazetari : Cilat janë efektet indirekte ne mirëqenie ?

Aktivitetet online mund të zëvendësojnë aktivitete të tjera të rëndësishme që në mënyrë indirekte ndikojnë në mirëqenien e individit, adoleshentit. Një aspekt i rëndësishëm për tu marrë në konsideratë është zvogëlimi i orëve të gjumit.

Gazetari : Perse duhet te ndryshohet sjellja ?

Antonela : Ndërhyrjet për të ndryshuar sjelljen ndërtohen për të adresuar pikërisht faktorët që ndikojnë sjelljen. Identifikimi i këtyre faktorëve që ndikojnë në sjellje na lehtëson në vendosjen e objektivave që duam të arrijmë. Suksesi i ndërhyrjes mund të matet, duke matur ndryshimin e faktorëve dhe mënyrën sesi kanë ndikuar ato në ndryshimin e sjelljes.

Gazetari : Cilat janë disa nga efektet negative qe e karakterizojnë këtë fenomen ?

Antonela : Çrregullon mënyrën e ushqyerjes
Sa me shume te rrinë adoleshentet ne facebook apo rrjete te tjera sociale, aq me shume janë te prirur për çrregullime ne mënyrën e te ngrënit, duke degraduar deri ne anoreksi, bulimi apo dieta ekstreme.

Shkakton depresion
Kjo ndodh kur ka një përdorim te pakontrolluar dhe te pakufizuar te facebook, veçanërisht nga adoleshentet, te cilët mund te shfaqin edhe sjellje agresive.
1. Një adoleshent do të humbasë lidhjet e varësisë kompjuterike nëse ai e kthen vëmendjen e tij në diçka tjetër. Për ta bërë këtë, sigurohuni që mënyra e jetesës së familjes do të ndihmojë. Ndoshta ai është i varur nga një kompjuter, pasi i kushton pak vëmendje atij ose nuk i ndan interesat e tij. Sa më shpesh që të jetë e mundur të marrë së bashku, të dalë në natyrë, biçikleta udhëtim ose rollers.

2. Udhëtimi familjar, sportet, shëtitjet kontribuojnë në shfaqjen e prioriteteve dhe qëllimeve të reja të të rinjve në jetë. Është e rëndësishme që marrëdhëniet të mos jenë formale, por miqësore dhe të sinqerta. Mos harroni, në shumicën e rasteve, fëmijët zhyten në humnerën e internetit për shkak të mungesës së vëmendjes prindërore dhe dashurisë.

Lexo Revisten Online

Maj, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
A është Albert Hashimi biznesmeni më i bukur?
KU TA GJEJ DURIMIN?
Ilir Sinani: Jam njëfarë patrioti i vogël
Zonja e parë e Prishtinës

http://kosovarja.mobi/per-jete/