Meshkujt me vetura luksoze nuk iu bëjnë përshtypje vajzave që duan lidhje serioze

​Hulumtuesit kanë zbuluar se, në veçanti ‘reklamimi’ i veturave të shtrenjta, është vendimtar sa i përket gjetjes së partnerit potencial, transmeton Telegrafi.

Kjo për shkak se, siç thonë ata, personat që vozisin vetura ekstravagante shihen si më pak të besueshëm dhe më aventuresk.

Studimi, i cili është publikuar në revistën ‘Evolutionary Psychological Science’, ka anketuar gjithsej 375 studentë për të parë se si e interpretojnë ‘reklamimin’ e pasurisë së një mashkulli.

Rezultatet kanë treguar se dy gjinitë – meshkujt e femrat – i vlerësojnë meshkujt me vetura të shtrenjta si më të interesuar në lidhje të shkurta seksuale dhe nuk i shohin si të përshtatshëm për lidhje serioze afatgjate.

Ndryshe nga ta, meshkujt që kanë vetura të lira shihen si më të përshtatshmit për partner. 

Lexo Revisten Online

Gusht, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
E pakrahasueshmja Morenë!
Gjurmëmadhi Qani Mehmedi
Pa Kosovë si pa sy!
Si u mor gabimisht në Hagë Agim Murtezi?

https://kosovarja.mobi/per-jete/