Trajtime natyrale që duhet të provosh për mos rënien e flokëve

Trajtime natyrale që duhet të provosh për mos rënien e flokëve
Trajtime natyrale që duhet të provosh për mos rënien e flokëve
Trajtime natyrale që duhet të provosh për mos rënien e flokëve

Rënia e flokëve është një një nga simptomat alarmante, jo vetëm për shkak të çështjes estetike, por edhe sepse mund të paralajmërojë për një problem shëndetësor të mundshëm.

Njerëzit kanë eksperimentuar për shekuj të tërë me krijimin e trajtimeve mbi humbjen e flokëve. Për shembull, egjiptianët e lashtë kanë përdorur një përzierje të veçantë me plumb të kuq, qepë, alabastër, mjaltë dhe yndyrë kafsheje.
Sigurisht që hulumtimet kanë përparuar që atëherë dhë mënyrat e trajtimit tashmë janë të shumta. Disa nga to edhe me produkte natyrale. Ja opsionet më të përdorura:

Lëng qepe

Sipas një studimi, rezultatet e të cilit janë botuar në revistën Journal of Dermatology, 20 nga 23 njerëz, që kanë aplikuar lëng qepë në lëkurë e kokës dy herë në ditë, panë që fije të reja floku filluan të dilnin për gjashtë javë. Shkencëtarët ia atribuojnë këtë efekt vetive antiflamatore që ka qepa.

Speca djegës

“Capsaicin”, i cili është një përbërësi aktiv në specat djegës shkakton një sërë reaksionesh në trup, që çojnë në rritjen e flokëve. Hulumtuesit nga Japonia u dhanë 48 njerëz capsaicin. Nga ata që morën pjesë, pothuajse 65% prej tyre panë që brenda pesë muajve, flokët filluan të dilnin.

Sherebeli rrit dendësinë e flokëve, ndërsa rozmarina dhe aloe ndihmon në zhvillimin e tyre. Kjo është edhe arsyeja që këta përbërës përdoren në produktet e kujdesit ndaj flokëve.

Sherebel, rozmarinë dhe aloe

Sherebeli rrit dendësinë e flokëve, ndërsa rozmarina dhe aloe ndihmon në zhvillimin e tyre. Kjo është edhe arsyeja që këta përbërës përdoren në produktet e kujdesit ndaj flokëve.

Lexo Revisten Online

Gusht, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
E pakrahasueshmja Morenë!
Gjurmëmadhi Qani Mehmedi
Pa Kosovë si pa sy!
Si u mor gabimisht në Hagë Agim Murtezi?

https://kosovarja.mobi/shendetesi/