E veshur me brende luksoze, kaq sharmante vjen këngëtarja Lori

E veshur me brende luksoze, kaq sharmante vjen këngëtarja Lori
E veshur me brende luksoze, kaq sharmante vjen këngëtarja Lori
E veshur me brende luksoze, kaq sharmante vjen këngëtarja Lori

​Cilësohet si ndër këngëtaret më të lezetshme në estradën tonë.

Loreta Kaçka, e njohur me nofkën Lori, po vazhdon të mbetet mjaft aktive me projekte të reja, e cila njëkohësisht dallohet edhe për paraqitjet e saj të veçanta, shkruan Kosovarja.

Në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka publikuar një fotografi, ku duket në top formë si zakonisht.

Me një fustan ngjyrë rozë, të kombinuar me mbathje sportive, Lori duket mahnitëse, duke u veçuar edhe grimi i saj i thjeshtë.

Por ajo çfarë bie në sy, është veshja dhe aksesorët e këngëtares, e cila po ta analizosh nga afër, është veshur me tri firma të njohura botërore.

Fustani nga “Moschino”, të mbathurat nga “Marc Cain” di dhe çanta e saj është e brendit “Tom Ford”.

Kujtojmë që këngëtarja javën e shkuar ka publikuar projektin e fundit, të titulluar “Një takim”, këngë kjo që u prit shumë mirë nga adhuruesit e saj. /Kosovarja/

Lexo Revisten Online

Maj, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
A është Albert Hashimi biznesmeni më i bukur?
KU TA GJEJ DURIMIN?
Ilir Sinani: Jam njëfarë patrioti i vogël
Zonja e parë e Prishtinës

http://kosovarja.mobi/showbiz/