E veshur me rroba tradicionale, Emina i premton fëmijës në pritje se do t’ia mësojë kulturën dhe traditën shqiptare

Emina Çunmulaj është në pritje të fëmijës së dytë me bashkëshortin e saj, Sam Nazarian.

Burri i modeles shqiptare është nga Teherani, por me origjinë çifute, ndërsa çifti jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo, edhe pse fëmijët e saj do të rriten në një ambient tjetër kulturor, 33-vjeçarja është zotuar se do t’ua mësojë vlerat e kombit të saj.

Me anë të një postimi publikuar në Instagram, modelja e famshme i ka bërë një dedikim fëmijës në pritje duke i premtuar se do t’ia mësojë kulturën dhe traditën shqiptare.

“Të premtoj se do të rrit me të njëjtat vlera që janë mbjellë në mua nga nëna ime, të premtoj se gjithmonë do ta rikujtoj se nga vjen mami jot dhe sa krenare jam”.

“Kultura ime është aseti më i pasur që kam dhe gjithmonë do të jetë obligim për mua që të të mësoj ty dhe Ella Farian për bukurinë e kulturës dhe traditës shqiptare”, ka shkruar Emina në Instagram.

Çunmulaj ka lindur në Michigan të SHBA-ve, por ka origjinë shqiptare nga Mali i Zi. Ajo është kthyer në vendlindje me familjen si katërvjeçare, ndërsa në moshë 17-vjeçare u rikthye në Amerikë.

Lexo Revisten Online

Maj, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
A është Albert Hashimi biznesmeni më i bukur?
KU TA GJEJ DURIMIN?
Ilir Sinani: Jam njëfarë patrioti i vogël
Zonja e parë e Prishtinës

http://kosovarja.mobi/showbiz/